Burri humb jetën në kafene, shkak ataku kardiak
Shkon për të pirë kafe, por humb jetën. Ngjaja ka ndodhur një ditë më parë në Burrel. Viktimë është i moshuari me iniciale S.H..

Sipas burimeve zyrtare të Policisë, 77-vjeçari ndodhej në lokal, kur në një moment është rrëzuar nga karrigia dhe ka vdekur.

Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga arresti kardiak, njoftoi Policia, ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2018, ora 20:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori