Biden: Trump është rrezik për demokracinë

Presidenti amerikan Joe Biden pohoi dje, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij koreano-jugor, Yoon Suk-yeol, se paraardhësi i Donald Trump përfaqëson një “rrezik për demokracinë”.

24 orë pasi garojë sërish për zgjedhjet presidenciale , Biden tha se ai nuk është i vetmi demokrat që mund ta mposht Trumpin në zgjedhjet presidenciale të 2024, por “e njeh mirë” kundërshtarin e tij të mundshëm.
“Unë e di rrezikun që ai përfaqëson për demokracinë tonë,” u tha ai gazetarëve.

Duke iu përgjigjur pyetjeve për shëndetin e tij, presidenti 80-vjeçar tha: “Ndihem mirë”.

Joe Biden nisi zyrtarisht fushatën e tij zgjedhore të martën, duke premtuar se do të mbrojë liritë themelore të amerikanëve kundër “ekstremistëve” të lidhur me Donald Trump, me të cilin ai mund të thirret të përballet sërish në vitin 2024./albeu.com/


Shtuar 27.04.2023 08:38

Tags: ,