Burrel, anëtarë të rinj i bashkohen PS
Kryetari i Partisë Socialiste është takuar me të rinjtë e qytetit të Burrelit gjate ditë së dielë. Në fjalën e tij në këtë takim Rama u shpreh se shqiptarët janë para dy alternativave që ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra: ose një rilindje shqiptare ose një rrënim i mëtejshëm.

"Edhe unë jam shumë i kënaqur që kemi një anëtar të ri nga një komunitet me të cilin ne duam të kemi sa më shumë marrëdhënie reciproke. Ne të bëjmë sa më shumë që ky komunitet të ndjehet sa më mirë dhe ata të ndjehen sa më mirë që të na bëjnë sa më shumë aheng", theksoi Rama duke kërkuar që ti jepet fund kapitullit të kësaj qeverisjeje për inteligjencën e shqiptarëve dhe për shpresat nevojat dhe shqetësimet e tyre legjitime. /albeu.com/
Shtuar më 11/03/2012, ora 16:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori