Dy të zhdukur brenda 24 orëve në Tiranë, policia “në këmbë”

Dy persona rezultojnë të zhdukur brenda 24 orëve në Tiranë. Një 14-vjeçare është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më sipas denoncimit të babait të të miturës.

Ndërkohë një 33-vjeçar është zhdukur teksa ka qenë bashkëshortja e tij që ka bërë denoncimin në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.06.2022, shtetasi A. M., 39 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij e mitur, shtetasja A. M., 14 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Më datë 03.06.2022, shtetasja S. I., ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më bashkëshorti i saj, shtetasi A. I., 33 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.