Burrë e grua falsifikonin pasaporta, detaje të reja nga banda e trafikut të njerëzve
Pëlqej
Janë zbardhur detaje të reja në lidhje bandat të cilat falsifikonin dokumtat e identifikimit për të trafikuar shqiptarë drejt Kanadasë dhe SHBA.

Sipas policisë, brenda banesës Eno Mucollari kishte ndërtuar një laborator që kryente falsifikimin e kartave të identitetit dhe të pasaportave.

Pjesë e kësaj skeme ishte edhe bashkëshortja e tij, e cila është arrestuar, Lirije Mucollari.

Prej 3 muajsh, policia ka qenë pranë kësaj banese dhe ka mbajtur në vëzhgim personat që kërkonin për të falsifikuar dokumentet e idejtifikimit.

Mësohet se Lirije Mucollari, më 16 janar të këtij viti ka udhëtuar drejt Italisë ku dyshohet se mori lëndën e parë që përdorej për të falsifikuar letërnjoftimet, shkruan Panorama.

Mësohet se brenda bagazheve të saj janë gjetur nga policia këto dokumente, gjatë kontrollit në Rinas, por është lënë e lirë të vazhdojë dhe është ndjekur kur është konstatuar se ajo është kthyer në banesën te Kodra e Diellit, ku ka takuar disa persona të ndryshmë, po atë ditë që ishte kthyer nga Italia. /albeu.com/

Shtuar më 20/03/2018, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori