Nënsekretari amerikan i shtetit ka ritheksuar se nëse bisedimet per statusin e Kosovës deshtojne dhe palet nuk arrijnë asnjë marrëveshje, atëherë automatikisht do të zbatohet plani Ahtisari. Version multimedial i ketij lajmi.
Nënsekretari i shtetit për çështje Politike i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nikolas Burns ka ritheksuar edhe njëherë qëndrimin zyrtar të Washingtonit për bisedimet dhe për statusin e Kosovës duke thënë se në mungesë të një marrëveshje të negociuar, do të jetësohet plani i ndërmjetësuesit Ahtisaari. “Në qoftë se deri më 10 dhjetor ata nuk kanë arritur në marrëveshje, kam besim të plotë se atëhere Shtetet e Bashkuara do të argumentojnë përsëri dhe do të shprehin konkretisht mbështetjen e tyre të fuqishme për planin Ahtisaari, dhe ai plan çon drejt pavarësisë” tha Burns.
Nënsekretari Burns i ka bëre këto komente mbrëmjen e djeshme para shumë ekspertëve dhe një numër ambasadorësh në Këshillin e Atlantikut në Washington ku u përqendrua në marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë, duke theksuar nevojën e rivendosjes. (voa/news24)
Shtuar më 14/09/2007,
ora 14:08