Burns: Pavarësia e Kosovës, gjatë këtij viti
Albeu.com
Në fjalën e tij në një ceremoni në Uashington, ndihmësekertari Amerikan i Shtetit për Çështje politike, Nicholas Burns, tha se nisur nga negociatat, pavarësia e Kosovës mund të vendoset brenda këtij viti.Eshtë hera e parë që një zyrtar i lartë i administratës amerikane e thekson se ky vit kalendarik është vendimtar për pavarësinë e Kosovës. Ndihmësekretari Burns i bëri këto komente në një takim në ndërtesën e Senatit ku merrnin pjesë shumë ambasadorë të vendeve të Evropës Perëndimore, si të Francës, Gjermanisë, Belgjikës, dhe ish Sekretari Amerikan i Shtetit, Henry Kissinger. “Puna jonë në Evropë nuk ka përfunduar ende, sepse Ballkani mbetet një ujëdhesë në zemër të Evropës, që ende nuk është e lidhur me dy institucionet e mëdha euroatlantike, Bashkimin Evropian dhe NATO-n. ``Ne jemi të bindur në gjykimin tonë se Serbia, kur të bëhet demokratike, ashtu si edhe Kroacia, Shqipëria, Maqedonia, por dhe Kosova e pavarur nëse do të krijohet këtë vit nga Kombet e Bashkuara, duhet ta kenë të destinacionin në Bashkimin Evropian, tha Burns. Ne në Amerikë mendojmë se Evropa duhet t’ua bëj të qartë se e ardhmja e këtyre shteteve do të jetë në BE – tha zyrëtari i lartë amerikan. G. Start
Shtuar më 11/04/2006, ora 18:26
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori