Burns: Pavarësia e Kosovës brenda muajit Maj
Pëlqej
Albeu.com
"Ne do të qarkullojmë sot me aleatët tanë evropianë një projektrezolutë në Këshillin e Sigurimit, që shpresojmë të çojë në pavarësinë e Kosovës, në fund të këtij muaji", i deklaroi shtypit Burns, në kuadrin e samitit të shefave dhe qeverive të Ballkanit dhe zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian në Zagreb.Kosova do ta fitojë pavarësinë përpara fundit të majit, kur të votohet në Këshillin e Sigurimit, deklaroi sot nënsekretari amerikan i Shtetit, Nicholas Burns.
"Ne do të qarkullojmë sot me aleatët tanë evropianë një projektrezolutë në Këshillin e Sigurimit, që shpresojmë të çojë në pavarësinë e Kosovës, në fund të këtij muaji", i deklaroi shtypit Burns, në kuadrin e samitit të shefave dhe qeverive të Ballkanit dhe zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian në Zagreb.
"SHBA-ja mbështet fort pavarësinë e Kosovës", shtoi ai.
Burns tha, ndër të tjera, se Uashingtoni uronte të mbante marrëdhënie miqësore me Beogradin, megjithë mosmarrëveshjen për statusin e Kosovës, por me kusht që Serbia të krijonte një qeveri proevropiane. start
Shtuar më 12/05/2007, ora 12:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori