Burns: Bisedimet per statusin perfundimtar te Kosoves do te fillojne perpara perfundimit te ketij viti
Albeu.com
Ora 5: 35 Burns: Bisedimet per statusin perfundimtar te Kosoves do te fillojne perpara perfundimit te ketij viti Nensekretari amerikan i Shtetit per Ceshtjet Politike Nikolas Burns gjate nje interviste dhene per Zerin e Amerikes u shpreh se bisedimet per statusin perfundimtar te Kosoves do te fillojne perpara perfundimit te ketij viti."Ceshtja e statusit te Kosove eshte bllokuar prej 6 vjetesh dhe statu-kuoja e tanishme nuk mund te vazhdoje me" ka theksuar Burns. Burn i ka bere keto deklarata ne prag te nje vizite ne Ballkan gjate se ciles do te diskutoje edhe lidhur me procesin e negociatave per statusin perfundimtar per Kosoven. Zyrtari i larte amerikan i cili javen e ardhshme fillon nje mision diplomatik ne Bruksel, Sarajeve, Prishtine e Beograd tha se udhetimi eshte fillimi i nje nisme diplomatike amerikane per Ballkanin, vecanerisht per te ardhmen e Kosoves, tani qe Sekretari i Pergjithshem i OKB-se, rekomandoi fillimin e bisedimeve per statusin perfundimtar.

Ora 4: 20 Ministri britanik per ceshtjet europiane: Te forcohet shoqeria demokratike ne Kosove Rekomandimi i Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, Kofi Anan per fillimin e negociatave mbi statusin e ardhshem te Kosoves eshte pershendetur nga ministri britanik per ceshtjet europiane, Daglas Aleksander. Aleksander shfaqi shpresen se Anan se shpejti do te emeroje te derguarin e posacem. "Askush nuk duhet ta zhvleftesoje sfiden qe gjendet perpara. Cfaredo vendimi te jete duhet ta forcoje stabilitetin rajonal si dhe shoqerine demokratike e shumetnike ne Kosove" ka thene Aleksander. "Kjo nuk do te jete lehte. Eshte me rendesi jetike se puna e perditshme per permiresimin e jetes se te gjithe bashkesive, perfshire serbet e Kosoves dhe pakicat tjera, te vazhdoje gjate procedures" tha Aleksander.

Ora 3:30 Nenkryeministri serb Labus: Nuk jam i lumtur qe ekziston diplomacia trajektive Pas paralajmerimit te djeshem nga OKB per fillimin e bisedimeve mbi statusin e ardhshem te Kosoves, nenkryeministri serb Mirolub Labus u shpreh i pakenaqur qe ato bisedime do te zhvillohen sipas parimit te "diplomacise trajektive". "Nuk jam i lumtur qe ekziston diplomacia trajektive. Kam menduar se do te kemi shume me teper shans nese insistojme ne konference. Ne kemi insistuar, por e kemi fituar diplomacine trajektive" ka thene Labus. Sipas fjaleve te tij, problem ne bisedime do te jete fakti qe "ne palen shqiptare ekziston jokooperativiteti".

Ora 2:35 Nenkryetari i Qendres Bashkerenduese per Kosoven, Todorovic: Hapja e bisedimeve per statusin e Kosoves eshte e papranueshme Nenkryetari i Qendres Bashkerenduese per Kosoven, Milorad Todorovic e ka cilesuar "tejet te papranueshme" deklaraten e Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se Kofi Anan per hapjen e bisedimeve per statusin e Kosoves. Gjate nje deklarate te bere per agjencine serbe te lajmeve Beta ai ka theksuar se per palen serbe te gjitha "zgjidhjet ekstreme" mbi statusin final te Kosoves, perfshire ketu edhe pavaresine e saj, te kushtezuar apo jo- jane te papranueshme. Ivanovic: pala serbe nuk eshte e gatshme per fillimin e negociatave mbi statusin e Kosoves Bartesi i "Listes Serbe per Kosoven e Metohine" Oliver Ivanvoic deklaroi mbreme se lajmi per fillimin e shpejte te negociatave mbi statusin e Kosoves pritej, por ka vleresuar se pala serbe nuk eshte e gatshme per kete. RK/BETA/BW/albeu
Shtuar më 09/10/2005, ora 17:28
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori