Burmali Xhamia, aktivitetei shtyhet per me 13 maj
Albeu.com
Këshilli koordinativ për Burmali Xhaminë shtyn aktivitetin e 7 majit në qendër të Shkupit për të enjten e ardhshme. Arsye për këtë sipas kryetarit të këshillit Ramadan Ramadani është mosdhënia e lejes nga qyteti i Shkupit me pretekstin se në këtë periudhë do të zhvillohen aktivitete tjera.Sic njofton Alsat-M, manifestimi më 13 maj do të fillojë në ora 12 ndërsa në ndërkohë do të definohen edhe detajet.
“Leja nga qyteti i Shkupit nuk jepet pasi nuk jepet pasi që paska një manifestim të shtunave të ardhshme gjatë tërë këtij muaji dhe të premten duheshe të bëhen disa gërmime tjera dhe procedura të tjera dhe shkaku i këtyre gjërave, domethënë ne e shtyjmë parimisht të enjten. Neve nuk na është dhënë leja për këtë të premte ashtu si ka qenë marrëveshja më herët”, deklaroi Ramadan Ramadan – përfaqësues i Këshillit koordinativ për Burmali xhaminë.
Shtuar më 04/05/2010, ora 01:03
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori