Burgu i Drenovës 8 muaj pa ilaçe, mbi 40 të burgosur në spital
Prej 8 muash në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë nuk ka medikamente. Sipas informacioneve mësohet se gjatë këtyre muajve nuk ekziston asnjë ilaç dhe janë shënuar mbi 40 raste të burgosurish në gjendje shëndetësore të rënduar, të cilët janë transportuar pranë spitalit Rajonal të Korçës për të marrë shërbimin e duhur.

Kanë qenë vetë të burgosurit ato që kanë ngritur alarmin e kësaj mungese. Të dënuarit pohojnë se prej muajsh brenda burgut të Drenovës nuk ekziston asnjë lloj medikamenti, duke filluar që nga ato elementare, siç janë paracetamol, aspirina por edhe ilaçe të tjera specifike.

Sipas tyre, deri tani kanë qenë të afërmit që u kanë siguruar furnizimin me ilaçet bazë. Ndërkaq, nga drejtoria e burgut të Drenovës është bërë kërkesë zyrtare për me medikamente, por edhe pse kanë kaluar 8 muaj, ende nuk është dhënë një zgjidhje për këtë problem serioz. Në burgun e Drenovës duket se situata nuk është shumë e mirë, pasi ka dhe tejshtim të të burgosurve. Në godinën e observimit, e cila ka 9 dhoma ku normalisht në një dhomë duhet të qëndrojnë 6 veta, gjejmë mbi 11 të burgosur. Po kështu, ende nuk është bërë asgjë për mungesën e ujit të pijshëm, kushte të cilat shpesh kanë çuar në protesta të burgosurit. /albeu.com/


Shtuar më 09/11/2015, ora 08:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori