Burgosja e kuksianëve, Basha i kujton Ramës Tahirin dhe Orest Sotën
Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për lënien në burg të 11 prej tyre, ka reaguar ashpër kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Gjatë një prononcimi për mediat Basha tha se Rama dhe drejtësia shqiptare la të lirë Orest Sotën në makinën e të cilit u gjetën 800 mijë euro ndërsa në burg la babain e tre fëmijëve të grabitur, sipas tij, nga policia në mes të natës.

"Ky është një regjim që shkel dhe nëpërkëmb të drejtat dhe liritë e qytetarëve.

Policia dhe gjykata kanë shkelur të drejtat e qytetarëve që protestonin për të drejtat e tyre.

Ky është një regjim që burgos popullin dhe lë të lirë kriminelët, burgos popullin dhe lë të lirë, Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin, Arben Ahmetajn dhe burgos njerëzit e pafajsëm

E sotmja tregoi që Rama e ka privatizuar shtetin. Ka privatizuar policisë që bëri shtetrrethim Tiranën. Ka privatizuar prokurorinë dhe gjykatën.

Por nuk mund të privatizojë dot popullin shqiptar. Regjimet që i kundërvihen interesit publik janë hapa para rrëzimit.

Ne do jemi në krah të qytetarëve", deklaroi Basha. /albeu.com/


Shtuar më 04/04/2018, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori