Burgoset një i dyshuar për terrorizëm
Albeu.com
Naim Halili nga fshati Vaksincë arrestohet nga policia si i dënuar për shumë vepra të rënda penale, për tërrorizëm dhe për vrasje.Në një aksion të organizuar të policisë në fshatin Likovë është arrestuar Naim Halili nga fshati Vaksincë, i dyshuar për më shumë vepra penale dhe i dënuar me 4 vjet burg për terrorizëm. Halili u mor në pyetje në stacionin policor Autokomandë në Shkup, ndërsa më pas është dërguar në burg. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme Ivo Kotevski, Halili është ndaluar derisa ishte duke drejtuar makinën e llojit 'opel corsa' me targa falso të Kumanovës. Në ulësen e prapme të makinës janë gjetur një pushkë automatike dhe plumba. Policia është në kërkim të Halilit që nga qershori i vitit 2001 kur Gjykata Themelore në Kumanovë shpalli fletë-arrest për të. Naim Halili dyshohet dhe tanimë është dënuar për më shumë vepra të rënda penale edhe atë për vrasje në vitin 2003 dhe tregëti me njerëz. Ministria e brendshme po vazhdon hetimet nëse Naim Halili është i përfshirë edhe në disa incidente të tjera, midis të cilave edhe në incidentet zgjedhore në Likovë. Naim Halili është vëllai i Zaim Halilit, i dyshuar për vrasjen e shefit të policisë së fshatit Mateç një vit më parë.
Shtuar më 22/05/2008, ora 18:07
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori