Burgoset Haradinaj
Albeu.com
Dhoma e Apelit e Gjykatës së Hagës sot ka anuluar pjesërisht vendimin e Gjykatës për pafajësi ndaj Ramush Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt, duke vendosur për paraburgimin e tyre.Dhoma e Apelit me shumicë votash ka urdhëruar rigjykim të pjesshëm lidhur me rastin.

Apeli pranoi ankesën e prokurorisë se nuk i ishte dhënë kohë e mjaftueshme për të shfrytëzuar të gjitha rrugët në mënyrë që të paraqiteshin dy dëshmitarë kyçë të rastit.

Apeli ka arritur në përfundimin se Gjykata ka dështuar në marrjen e masave të nevojshme për të siguruar dëshmitë e disa prej dëshmitarëve.

Dhoma e Apelit ka hedhur poshtë apelin e prokurorisë lidhur me akuzat e tjera.

Gjykata ka vendosur paraburgimin e Ramush Haradinajt, Lah Brahimajt dhe Idriz Balajt deri në një vendim të ardhshëm.

Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të luftës në ish-Jugosllavi, ka urdhëruar që rasti i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, të kthehet në rigjykim, dy vjet pasi ai u lirua nga akuzat për vrasje, përdhunime dhe tortura. Presidenti i gjykatës, Patrick Robinson, tha se gjykimi i Haradinajt dhe dy ish-komandantëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dy vjet më parë, u pengua nga frikësimi i dëshmitarëve. Dhoma e Apeleve ka urdhëruar rigjykim të pjesshëm të këtij rasti. Padia ndaj tyre ka të bëjë me atë se UÇK-ja ka keqtrajtuar dhe ka rrëmbyer civilë gjatë vitit 1998. Në një komunikatë të Tribunalit të Hagës thuhet se Haradinaj, Balaj dhe Brahimaj ishin përgjegjës për krime përmes një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale. Sipas vendimit të gjykatës, vetëm gjashtë nga 37 akuzat fillestare kundër Haradinajt, do t'i nënshtrohen rigjykimit.

Michael O’Reilly, koordinator i ekipit të mbrojtjes në procesin e Ramush Haradinaj, nëpërmjet një deklarate për shtyp thotë se ekipi mbrojtës i Haradinaj është jashtëzakonisht i befasuar me vendimin e sotëm të Tribunalit. “ Kjo është diçka që s’kemi mundur ta parashohim, posaçërisht duke pasur parasysh lirimin e tij pa mëdyshje dhe unanim të para dy vjetëve”, thuhet në deklaratë. Oreilly deklaron se për ekipin mbrojtës tashmë çështjet më me rëndësi janë, së pari, të sigurojmë kthimin e shpejtë të Haradinajt në Kosovë dhe, së dyti, të caktohet sa më shpejt data e rigjykimit të pjesshëm. O’Reilly thotë se nesër do të dalë edhe me një komunikatë tjetër, pasi që ekipi mbrojtës ta ketë studiuar të gjithë materialin. Orally deklaron se Haradinaj ka konfirmuar se çështja më me rëndësi sot është opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në favor të Kosovës. Duhet të garantohet ecja e Kosovës tutje në procesin e integrimit në bashkësinë e kombeve. Para se të nisej për në Hagë, Haradinaj tha se zhvillimet e fundit rreth rastit të tij duhet të shihen në një kontekst më të gjerë.

Haradinaj u lirua pasi akuzat e tij ranë poshtë për mungesë provash. Haradinaj u akuzua bashkë me Idriz Balajn dhe Lahi Brahimajn për krime ndaj serbëve në konfliktin e viteve 1998-99 gjatë luftës për liri dhe pavarësi. (albeu/koha/rel)
Shtuar më 21/07/2010, ora 12:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori