Burgim të përjetshëm për të akuzuarit e procesit të Gërdecit
Gjatë zhvillimit të seancës së sotme për procesin e Gerdecit, prokurorët e kësaj çështjejë kanë kërkuar dënime kapitale për tre nga të akuzuarit kryesorë të kësaj ngjarjeje.

Ata janë shprehur se këta tre persona kishin qenë përgjesit kryesorë për këtë tragjedi duke mos e evituar atë. Në pretencën e paraqitur nga prokurorët është kërkuar burgim i përjetshëm për Ylli Pinarin, Mihal Delijorgjin dhe Dritan Minxollin.

Ndërsa kanë kërkuar 23 vjet burg për Sokol Ngjeçin, 8 vjet burg për Shkëlzen Madanin Luan Hoxhën, Shpëtim Spahiun dhe Dashnor Caushin, 7 vjet burg për Ardian Mullain, 6 vjet burg për Zija Bajën dhe 4 vjet burg për Agim Lalën.
Ndërkohë mbrojtja ka kërkuar tre muaj kohe për t'u përgatitur. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2011, ora 13:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori