Burgaj takohet me numrin dy të policisë italiane
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj priti të mërkurën në Tiranë nëndrejtorin e policisë italiane, Francesco Cirilo. Në një konferencë për mediat, Burgaj deklaroi se, për këdo që kryen krime, si në territorin shqiptar ashtu edhe në atë italian, vënia përballë organeve të drejtësisë dhe dënimi është i padiskutueshëm.


Ndërsa Cirilo tha se, bashëpunimi mes dy vendeve ka nisur që në kohët më të vështira dhe tashmë sipas tij, Shqipëria dhe Italia kanë bashkëpunim në fushën e kontrollit të territorit, të investigimeve dhe të inteligjencës. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2012, ora 19:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori