Vajza “vampir” habit botën: Ushqehem me gjak njeriu, jam 600 vjeçe (FOTO LAJM)

Nëse nuk keni njohur asnjëherë një vampir, është koha ta bëni. Kjo vajzë 27-vjeçare, me vitet njerëzore, thotë se është një vampir dhe është 600 vjeçe.

Quhet Lilith Vampyre ose ndryshe “Zonja e Errësirës” e ruan lëkurën e saj si porcelani nga drita, duke e shmangur diellin sa më shumë të jetë e mundur. Ajo bën një punë normale 9 me 5 në Londër, ndërsa eksploron me hobin e saj gjatë kohës së lirë.

“Mund të dal jashtë dhe të funksionoj gjatë ditës, megjithatë preferoj ta shmang dritën e drejtpërdrejtë të diellit, sepse më lodh. Ndihem më mirë pas perëndimit”, -shprehet ajo.

Lilith ushqehet me gjak njeriu ndonjëherë dhe i pëlqen të vishet si karakteret e filmave horror. Vazhdon ta bëjë këtë gjë që prej moshës 18-vjeçare, kur pa për herë të parë filmin “Dracula”. Ajo tregon se u magjeps nga krijesat misterioze pasi pa Dracula-n dhe interesi e bëri të zbulonte nëpërmjet kërkimeve online edhe njerëz të tjerë si ajo, shkruan Class.

“Do të thoja që u bëra një vampir në moshën 18-vjeçare, edhe pse nuk isha totalisht e ndërgjegjshme asokohe. Ndërsa tani e kam kuptuar,” –rrëfen ajo.

Ndërkohë që filloi të eksploronte anën e saj vampir, Lilith eksperimentoi me pirjen e gjakut.

Në vend që të gjejë një viktimë rastësore dhe ta kafshojë në qafë, ajo e bën ritualin me miratimin e njerëzve të tjerë në komunitetin e saj.

Lilith e kalon kohën me pjesëtarët e tjerë të komunitetit të saj, duke bërë aktivtitete të ndryshme. Familja e Lilith është mësuar tashmë me stilin e jetës së saj.

“Zonja e Errësirës” ka zgjuar një interes të madh dhe ka shumë marka të interesuara për të bashkëpunuar me të.


Shtuar 24.06.2020 07:01