Burgaj: Luftë kundër trafikut të armëve
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj u shpreh sot se Shqipëria ka bërë përpjekje të vazhdueshme për përmirësimin e kuadrit ligjor në luftën kundër trafikut të armëve. Në fjalën e tij gjatë takimit rajonal kundër trafikut të armëve të zjarrit, Burgaj u shpreh se po punohet për implementimin e një projekti për regjistrimin e armëve në mënyrë elektronike, që të mundësohet kontrolli i tyre.


“Aktualisht Policia e Shtetit po implementon një projekt për regjistrimin e armëve në mënyrë elektronike. Ky projekt po implementohet fillimisht në Tiranë dhe Durrës. Por do të shtrihet në gjithë vendin në sajë të bashkëpunimit. Janë intensifikuar masat për goditjen e krimit të organizuar. 20 raste janë identifikuar vitin e kaluar për trafikimin e armëve, dhe janë arrestuar 23 persona. E rëndësishme në këtë pjesë është edhe konfiskimi i këtyre armëve. Duke qenë se krimi nuk njeh kufi, lufta ndaj tij është e përbashkët, për të qenë efikase. Jemi të gatshëm të intensifikojmë bashkëpunimin”, u shpreh Burgaj.


Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësues nga Prokuroria e përgjithshme, nga delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, ekspertë të policisë, etj. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2013, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori