Basha i përgjigjet për herë të parë Sali Berishës: Nuk ka më kthim pas!

Kryetai i PD Lulzim Basha ka deklaruar për herë të parë në lidhje me lëvizjen e ish-kryeministrit Sali Berisha për të kundërshtuar përjashtimin dhe për t’u kthyer në krye të PD.

Në një komunikim të tij për mediat nga selia blu, Lulzim Basha ka deklaruar ndër të tjera se : “Nuk ka më kthim pas…”

Pjesë nga fjala e Bashës:

77 votat e sotme janë formalizim i PPP-së, Rama Doshi Rakipi bashkë me kriminelët e dosjes 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër dhe Shijak. Janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar.

Qëllimi i kësaj pakice është të pasurojnë veten e tyre dhe të mbajnë pushtetin në kurriz të shqiptarëve. Qëllimi ynë është të bëjmë çdo gjë për t’i larguar nga salla e parlamentit dhe për t’i kthyer shqiptarëve demokracinë.

Nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj që kam deklaruar një javë më parë sa i përket kontributit të Berishës sa i përket demokracisë dhe aleancës me SHBA.

Dua të jem i qartë. Aleanca e PD me SHBA duhet të mbetet e pacenueshme në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë dhe të së nesërmes të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Për këtë arsye ne bashkë me shqiptarët që mezi po presin ndryshimin do bëjmë gjithçka për të realizuar aspiratën e tyre për ndryshim.Nuk ka kthim pas. /albeu.com/

 


Shtuar 17.09.2021 15:33