Burg të përjetshëm për vrasje, gjykata rrëzon Frrokun
Pëlqej
Ditën e sotme gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e bërë nga i dënuari me burgim të përjetshëm Arben Frroku.

I arrestuar në Holandë dhe në pritje të ekstradimit për në Shqipëri, Frroku kishte kërkuar në Gjykatën Kushtetuese që çështja ndaj tij të rigjykohej.

Kushtetuesja ka marrë vendim që të mos pranojë kërkesën e të dënuarit për vrasjen e Komisarit Dritan Lamajt.

Arben Frroku është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Komisarit Lamaj në 24 shkurt të vitit 2013. /albeu.com/


Shtuar më 18/01/2018, ora 12:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori