Burg për Ujkun e Cërrikut, ja vendimi i gjykatës për të arrestuarit
Ish-kreu i Policisë Bashkiake Florenc Hoxha mbetet në burg. Gjykata e ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e tij pas protestës së dhunshme të opozitës të shtunën para kryeministrisë. Bashkë me të u dha masa e sigurisë në Gjykatën e Tiranës, edhe për 18 protestues të tjerë që u arrestuan pas protestës që degjeneroi në dhunë.

Mes të arrestuarve ishin edhe dy gra ndaj të cilave u vendos masa detyrim paraqitje, ndërsa për protestues të tjerë u vendos edhe masa e arrestit në shtëpi.

Bashkë me Florenc Hoxhën arrest me burg u vendos edhe për Saimir Rexhepin, njohur si Ujku i Cërrikut. Në total, u vendosën 6 arreste me burg, 7 arrest shtëpie dhe 6 masa detyrim paraqitje.

Shtuar më 19/02/2019, ora 15:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori