Burg per ish-pjesetaret e UÇK-se
Pëlqej
Albeu.com
Tre prej katër personave të arrestuar në Shkup, kanë marrë masën e paraburgimit. Shqiptarët e arrestuar dyshohet të kenë vrarë një polic maqedonas në janar të këtij viti, ndërsa është lënë i lirë Miftar Islami, ish-komandanti Tali i UÇK-së, për shkak të mungesës së provave.Gjykatësi hetues në Gjykatën Themelore të Shkupit pas disa orësh që mori në pyetje të ndaluarit, ka shpallur masë paraburgimi ndaj Harun Aliu, ish-komandant “Kushtrimi” i UÇK-së, që gjendet në arrati, Bekim Dardhishta, Ismail Etemi dhe një person tjetër identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur dhe policia është në kërkim të tij.

Zëdhënësi i policisë, Ivo Kotevski deklaroi se personat e ndaluar dyshohen për vrasjen e një pjesëtari të forcave speciale maqedonase “Tigrat” në janar të këtij viti në lagjen Autokomandë të Shkupit.

“Sipas të dhënave deri tani të dokumentuara në këtë grup bëjnë pjesë katër persona. Dy prej tyre janë ndaluar nga policia, ndërsa dy të tjerë janë në arrati”, theksoi zëdhënësi Kotevski.

Ministria e Brendshme si udhëheqës të grupit e ka cilësuar Harun Aliun, ish-komandanti i UÇK-së i njohur si “Kushtrimi” dhe aktualisht kryetar i partisë Alternativa Kombëtare (AK) me seli në Shkup. Sipas MPB, Aliu gjendet në arrati, ndërsa mbrëmë është bastisur shtëpia e tij në lagjen Hasabeg të Shkupit.
Shtuar më 10/11/2008, ora 00:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori