Burg për Ermal Hoxhën, avokati: Është i papunë dhe pa shtëpi
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Ilir Hysenin, Ermal Hoxhën, nipin e ish diktatorit komunist Enver Hoxha, si dhe për dy shtetasit kolumbianë Cesar Avila e Walther Moreno, duke pranuar kërkesën e Prokurorisë.

Avokati i të arrestuarit Ermal Hoxha, ka bërë me dije se ka kërkuar në gjykatë që arrestimi i kryer në drejtim të klientit të tij, të konsiderohet i paligjshëm. Ai është shprehur se në adresë të Hoxhës nuk ka asnjë provë konkrete që të ligjësojë akuzën. “Është e vërtetë që Ermal Hoxha ka shoqëruar dy kolumbianët e arrestuar, por çdo njëri nga ne mund të shoqërohet me këdo për interesat e tij ekonomike.

I ka shoqëruar si taksist. Kemi kërkuar që masa e akuzës të ndërrohet, për tu vendosur "detyrim për tu paraqitur”, ka deklaruar avokati mbrojtës i Hoxhës.

Ai ka shtuar se gjendja ekonomike e Ermal Hoxhës është shumë e keqe. “Ermal Hoxha nuk ka makinë të tijën, është i papunë, pa shtëpi, me qira. Qëndrimi i klientit tim është se nuk pranon akuzën. Hoxha ka lëvizur me makinën e vëllait të tij, makinë që e ka sekuestruar organi i akuzës”, ka thënë në përfundim të seancës gjyqësore avokati i Ermal Hoxhës. /albeu.com/


Shtuar më 17/01/2015, ora 14:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori