Burg për ata që nuk rrespektojnë orarin, masat lehtësuese që nisin prej së hënës
Që prej ditës së djeshme, vendi ynë ndodhet në karantinë totale, pasi asnjë person nuk lejohet të dalë nga shtëpia dhe gjithçka është e mbyllur. Kjo masë, pritet të jetë në zbatim deri mëngjesin e së hënës, ku deri në orën 05:00 mund të dalin vetëm rastet emergjente apo personat që shkojnë në punë.

Ashtu si dhe javën e kaluar, nuk do të lejohet qarkullimi as i automjeteve, as i këmbësorëve, përveç forcave të rendit, ushtrisë, transportit të mallrave dhe kompanive mediatike.

Javën që vjen,kryeministri ka paralajmëruar se mund të zgjerohet fasha e oraritlëvizjes së këmbësorëve, por edhe afati i lëvizjes së makinave private të kompanive që janë ligjërisht të lejuara për të qëndruar hapur. Gjithashtu pritet edhe një zgjerim i bizneseve që ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Nga ana tjetër, paralajmërohet burg për shkelësit.

1.Do zgjerohet fasha e orarit kur mund të lëvizin këmbësorët
2.Do zgjerohet fasha orarit e lëvizjes për makinat private të bizneseve që qëndrojnë të hapura
3.Do zgjerohet lista e bizneseve që mund të qëndrojnë të hapura, jashtë qendrave tregtare

Ndëshkimet

1.Gjobë deri në heqje lire, për ata që këmbësor/ shoferë që janë përsëritës
2.Konfiskim malli deri në heqje të licencës për bizneset që nuk respektojnë masat mbrojtësve të punonjës, distancën
Shtuar më 05/04/2020, ora 09:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori