Burg pa afat per kreun e Keshillit Bashkiak te Tepelenes
Albeu.com
Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka vendosur burg pa afat për kreun e Këshillit Bashkiak të Tepelenës, Petrit Abedini, i cili akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.Abedini është arrestuar në flagrancë teksa trafikonte 50 kg lëndë narkotike marijuanë në drejtim të Greqisë. Nëpërmjet avokatit të tij, ai deklaroi para trupit gjykues se nuk është trafikant, porse drogën ia kanë futur në kamion kundërshtarët e tij politikë.

Ndërkohë, prokurori Gentian Trenova i quajti qesharake pretendimet e palës së akuzuar, duke deklaruar se arrestimi i Abedinit është bërë në flagrancë, madje ai ishte edhe drejtues i mjetit.

Ndërkaq, ka ndërhyrë sërish avokati i të akuzuarit, duke deklaruar se ditën e arrestimit shoferi i Petrit Abedinit nuk kishte pranuar të nisej për në Greqi, ndoshta nga ndërhyrjet e kundërshtarëve të tij politikë. /gazeta start/
Shtuar më 22/08/2009, ora 17:11
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori