"Burg pa afat" për 53 vjeçarin që vrau gruan me shufër hekuri
"Burg pa afat" ka qënë masa e dënimit caktuar për 53 vjeçarin që vrau gruan me një shufër hekuri, pak ditë pasi kishte dalë nga burgu. Ai ka shfaqur pendesë në burg, ndërsa ka deklaruar se gruaja e kishte mërzitur pasi kishte shpenzuar lekët.

Ai nuk e ka duruar më këtë situatë dhe ka vënë dorë mbi të ndjerën. "Nuk doja ta vrisja, por më nervozoi pas një sherri". Kështu ka deklaruar në gjykatë bashkëshorti vrasës, Arben Muhaj, gjatë seancës gjyqësore për masën e sigurisë.

53 vjeçari është rrëfyer se gruaja e tij Teuta Muhaj i kishte shpërdoruar paratë në kohën kur ai punonte si shofer autobusi i linjës Fier-Tiranë.

"Në grindje e sipër u nervozova dhe e kam shtyrë e goditur, derisa përplasi kokën në dysheme dhe ra pa ndjenja. Në këto momente, ka rrëfyer Muhaj, mora një shufër hekuri dhe e kam goditur disa herë".

Muhaj kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu i Rrogozhinës kur vuante dënimin për "mbajtje pa leje të armëve të ftohta", kur goditi për vdekje gruan e tij, nënë e tre fëmijëve. /albeu.com/

Shtuar më 21/01/2015, ora 15:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori