Burg dy ish-drejtuesve të lartë të ALUIZNI-t Vlorë, abuzuan me detyrën
Pëlqej
Abuzuan me detyrën, Gjykata e Vlorës ka lënë në burg ish-drejtorin e ALUIZNI-t dhe ish-përgjegjësin e sektorit ne kete qytet. Më konkretisht, Gjykata e Vlorës ka caktuar masën duke dënuar me 1 vit e 6 muaj burg për ish-drejtorin e ALUIZNI-t Vlorë, Roland Tafilaj dhe 1 vit për ish-përgjegjësin e Sektorit të Urbanizimit të këtij institucioni, Besnik Zërra.

Mbi të dy këta shtetas rëndonte akuza e “shpërdorimit të detyrës”. Ndërkohë, për një afat prej 3 vitesh gjykata ka caktuar për dy ish-zyrtarët dhe heqjen e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike.

Ata kanë kryer në kundërshtim me ligjin kualifikimin për legalizim të tre objekteve informale dhe të parcelave ndërtimore në emër të shtetasve M. Tartari, A. Ahmataj dhe A. Ferati, të ndodhura në vendin e quajtur “Tre Racat”, Vlorë.

Jo vetëm kaq por është kualifikuar dhe dërguar për miratim në Këshillin e Ministrave praktika e objektit dhe parcelës informale në emër të shtetasit G. Feta, pa verifikuar me parë nëse plotësoheshin kushtet për legalizim, pa u plotësuar aktet e konstatimit të gjendjes në fakt dhe të aktit të kualifikimit të objektit për legalizim. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2014, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori