Buquicchio: Komisioni i Venecias ndihmon për çështje me ndjeshmëri të lartë
Në një deklaratë për mediat në përfundim të takimeve të zhvilluara në kryeqytet me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës, Presidenti i KomisionitVenecias është shprehur se Komisioni i Venecias, nuk mund të interpretojë çdo ligj shqiptar.

Komisioni i Venecias është i gatshëm të japë ndihmën e tij, por vetëm për ato çështje që kanë një ndjeshmëri të lartë”. Kështu deklaroi Presidenti i KomisionitVenecias, Gianni Buquicchio. Presidenti i KomisionitVenecias është shprehur se nuk mund të ndërhyhet në të gjitha ligjet, ndërsa ka apeluar që partitë politike në Shqipëri, kanë shumë çështje të tjera që duhet t’u kushtojnë vëmendjen.

Ndërsa theksoi se Komisioni i Venecias nuk është një institucion politik, Buquicchio shtoi se mendimi dhe orientimi i KomisionitVenecias ka të bëjë vetëm për ato ligje që janë delikate dhe që kanë një ndjeshmëri të madhe. Buquicchio citoi se Komisioni i Venecias është i hapur për konsultime dhe diskutime me palët shqiptare, lidhur me ato çështje delikate, siç është reforma në sistemin e drejtësisë.

“Me z. Xhafaj kam biseduar që me kërkesë të autoriteteve shqiptare të japë mendimet e tij për ligjet. Dhe natyrisht i kam thënë z. Xhafaj se Komisioni i Venecias nuk mund të japë mendim për të gjithë ligjet që miratohen në Parlament. Por e kam siguruar se Komisioni i Venecias është i gatshëm të japë mendimet e tij, lidhur me çështje ku ai ka kompetenca më të mëdha, me çështje kushtetuese dhe çështje që kanë një ndjeshmëri më të madhe.

Prandaj mendoj se veç asaj që është vendosur, sa i përket reformës në gjyqësor, nëse ka çështje delikate, Komisioni është i gatshëm të japë mendimin e tij”, tha Buquicchio. /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2015, ora 13:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori