E FUNDIT/ BILD plas "bombën", nxjerr përgjimin ku është përfshihet Rama
Bumerangu i madh i Lulzim Bashës
Lulzim Basha ishte ende i ri në politikë atëhere kur gardistët në varësi të tij si ministrës i Brendshëm qëlluan me plumba luftarak në drejtim të demonstruesve të "21 Janarit" duke vrarë katër prej tyre, ndërkohë që mbeten disa të plagosur, ndërsa disa minuta më vonë FNSH rrahu barbarisht ato pak protestues që kishin mbetur në shesh kur kishte perënduar edhe dielli.

Tani Lulzim Basha është në krahun tjetër. Atij i duhet të nxisë masat që të mblidhen para godinës së kryeministrisë për t'i bërë presion Ramës që të lëshojë nga pushteti i tij, shkruan Albeu.com.

Është e njëjta godinë nga ku dolnë plumbat vdekjeprurës në 21 janar 2017.

Ironia e fatit e do që dita e sotme kur Basha kërkon t'i imponohet Ramës me mijëra njerëz në shesh të përkojë me ditën përkujtimore që Rama organizoi në nder të viktimave të asaj demonstrate një javë pasi ishin vrarë në shesh.

"21 Janari" është ngulitur në mendjen e shqiptarëve si momenti kur shtetari edhe të vret kur i cënon interesat. Në këto kushte, e gjithë ajo që ndodhi në 21 janar tashmë po i kthehet Bashës në bumerang ku nuk janë të pakët ata që u ka ardhur në majë të hundës nga pushteti arrogant i Ramës, por se u dhimbset jeta.

Se ku i dihet, "mund të plasë prapë si 21 janar" dëgjon rëndom sot nëpër rrugët e Tiranës. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2018, ora 09:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori