Bumçi takim me ambasadorin britanik
Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Aldo Bumçi zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe Nicholas Cannon dhe të Ngarkuarin me Punë të Francës, Didier Guilbert, me kërkesën e tyre.

Diplomatët britanikë dhe francezë ilustruan me fakte dhe argumente përdorimin e armëve kimikeSiri, duke bërë përgjegjës regjimin sirian. Bashkëbiseduesit theksuan se përdorimi i armëve kimike kundër popullsisë civile përbën një krim kundër njerëzimit dhe si i tillë kërkon ndërhyrjen energjike dhe të menjëhershme të komunitetit ndërkombëtar për t’i ndëshkuar autorët e tyre.

Ministri Bumçi theksoi se Shqipëria i ka ndjekur dhe vazhdon t’i ndjekë me shqetësim zhvillimet dramatike në Siri dhe ka qenë dhe mbetet e gatshme të mbështesë politikisht, por dhe me të gjitha mundësitë, si vend anëtar i NATO-s, SHBA-të dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut, në çdo veprim që duhet të ndërmerret për t’i dhënë fund masakrimit të popullsisë siriane dhe ndërtimin e një Sirie të lirë dhe demokratike.


Shtuar më 06/09/2013, ora 15:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori