Partia Demokratike kërkoi sot nga kryeministrit Edi
Rama të informojë shqiptarët rreth përfshirjes së Shqipërisë në një Aleancë me 5 vende të botës së tretë.
Në një deklaratë për mediat deputeti Aldo Bumçi u shpreh se ky rrjet për mirëqeverisjen afrikane, u shit si sukses i madh i marrëdhënies së tij personale me zyrën e Toni Blair, duke manipuluar mbi ndjenjat e mirënjohjes së thellë, që populli shqiptar ushqen ndaj këtij personaliteti botëror.
“Të nderuar qytetarë shqiptarë! Jam këtu për t’ju bërë me dije atë që Kryeminstri
Rama na e ka fshehur dhe duket se as që ka ndërmend të na e thotë. Gjatë qëndrimit në OKB, z.
Rama, e ka përfshirë Shqipërinë në një Aleancë të re të përbërë nga Etiopia, Gana, Haiti, Malaëi dhe Senegali. Ky rrjet për mirëqeverisjen afrikane, na u shit si sukses i madh i marrëdhënies së tij personale me zyrën e Toni Blair, duke manipuluar mbi ndjenjat e mirënjohjes së thellë, që populli shqiptar ushqen ndaj këtij personaliteti botëror. Kryeministri
Rama e ka detyrim kushtetues të informojë shqiptarët se çfarë gjen të përbashkët ndërmjet Shqipërisë dhe Etiopisë, Ganës, Haitit, Malaëit dhe Senegalit. Kryeministri
Rama, e ka detyrim në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, të informojë institucionalisht Bashkimin
Europian, që Shqipëria është bërë anëtare e kësaj nisme” tha Bumci.
Sipas tij
Rama po e zhvendos vendin jashtë boshtit të familjes europiane, pa u konsultuar dhe duke gënjyer.
“Në kohën kur shqiptarët presin të marrin statusin e vendit kandidat në Bashkimin
Europian, ky kryeministër u jep lajmin, se prioritet është bërë një aleancë e re, jashtë kësaj. Në kohën kur Shqipëria po mbyll vitin e katërt si vend anëtar i NATO-s, Edi
Rama na zhvendos krejt jashtë këtij boshti, në rresht me botën e tretë pa na pyetur, pa na njoftuar, duke na gënjyer. Z.
Rama, shqiptarët e kane zgjedhur vetë rrugën e tyre dhe modelin të cilit duan t’i përngjajnë, dhe ai është Bashkimi
Europian, ai është NATO” deklaroi ish-Ministri i Jashtëm. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2013,
ora 15:21