E FUNDIT/ Zhbllokohet sfida, Monchengladbach-Man City (VIDEO)
Bumçi-Moore: Ballkani në fokusin e SHBA
Ministri i Punëve të Jashtme Aldo Bumçi priti në një takim Drejtorin e Zyrës për Çështjet e Europës Jugore dhe Qendrore, në Departamentin e Shtetit Jonathan Moore.

Ministri Bumci evidentoi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve dypalëshe dhe shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin për kontributin që SHBA i ka dhënë proceseve integruese të Shqipërisë. Zoti Bumçi nënvizoi kontributin e pazëvendësueshëm që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për ruajtjen e paqes, stablitetit dhe sigurisë në rajon dhe e siguroi zotin Moore se Shqipëria do të vazhdojë të japë kontributin e saj në krah të Shteteve të Bashkuara në sfidat e përbashkëta.

Zoti Moore theksoi se megjithë sfidat e shumta me të cilat Shtetet e Bashkuara përballen sot në botë, Ballkani do të vazhdojë të mbetet në fokusin e administratës amerikane për të ruajtur të gjitha ato arritje që janë bërë në drejtim të paqes dhe sigurisë në Ballkan. Në këtë kontekst, zoti Moore nënvizoi se shpreson për përfundimin me sukses të dialogut Kosovë-Serbi, gjë që do të mundësonte ecjen e tyre përpara drejt integrimeve europiane. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2013, ora 14:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori