Kryetari i PD-së në Tiranë Aldo Bumçi e ka cilësuar hapjen e kutive si shkatërrim të shtetit dhe të procesit zgjedhor. Bumçi ka theksuar se me hapjen e kutive i hiqet legjimiteti fjalës së fundit që është Gjykata Kushtetuese për të cilën ishte rënë dakort me të dyja palët.
Sipas tij me hapjen e kutive shkatërrohet shteti pasi kushtetuta dhe ligjet për komisionet hetimore e kundërshtojnë këtë gjë. Procesi i zgjedhjeve është shqyrtuar nga sistemi gjyqësor dhe nuk mund të rishyrtohet përsëri sepse është në kundërshtim me kushtetutën e vendit
Shtuar më 24/10/2009,
ora 03:26