Ylli i Napolit beson se periudha negative i takon së kaluarës tashmë

Sulmuesi polak i Napolit, Arkaduisz Milik është i bindur se periudha negative e skuadrës tashmë i përket së kaluarës.

Goli në sfidën përballë Sampdorias ka zhbllokuar polakun që ka shënuar 11 gola në të gjitha kompeticionet me katër herë kampionët italian.

“Jam shumë i lumtur për golin i cili na ndihmoi për të fituar. E kishim lojën nën kontroll, sidomos pas rezultatit 2-0”, u shpreh polaku.

“Periudha e keqe i takon së kaluarës, tani mendoj se jemi në rrugën e drejtë” shtoi sulmuesi.

Napoli momentalisht gjendet në vendit e 10-të me vetëm 30 pikë, pas një nisjeje aspak të mirë të sezonit. /albeu.com/


Shtuar 4.02.2020 13:26