Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
Bulqize, vritet me thike nje 25-vjecar, prangoset autori
Albeu.com
Një tjetër ngjarje e rëndë pas atyre të ditëve të fundit në Durrës, Devoll dhe Tiranë ka ndodhur në qytetin e Bulqizës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytezën Krastë të Bulqizës ku një 25-vjeçar është qëlluar me thikë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Viktima është Fatos Daxha ndërkohë që policia ka identifikuar autorin e vrasjes i cili është Gëzim Tomaj 27 vjeç. Burime policore bëjnë të ditur për “Ora News” se forca të shumta policie menjëherë janë vënë në ndjekje të autorit duke e prangosur. Ndërkohë burime nga policia theksojnë se Tomaj është një person me rrezikshmëri të lartë por theksoi se nuk dihen ende shkaqet e vrasjes së 25-vjeçarit.
Shtuar më 02/02/2010, ora 02:21
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori