Bulqizë, vritet me armë 46-vjeçari
Paraditen e sotme është vrarë me armë në qendër të qytetit të Bulqizës një kalimtar, pas përplasjes mes dy grupeve rivale që kontrollojnë disa burime kromi. Burime nga vendngjarja thonë se nga shkëmbimi zjarrit është vrarë shtetasi Fehmi Kurtçami, minator, 46 vjeç, baba i tre fëmijëve. Ndërkohë edhe dy persona të tjerë janë plagosur nga shkëmbimi zjarrit.

Policia ka identifikuar personat e përfshirë në këtë shkëmbim zjarri dhe ka nisur ndjekjen.

Në ndihmë të komisariatit të Bulqizës ka shkuar edhe reparti RENEA. (tch)
Shtuar më 05/01/2011, ora 11:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori