Cavani zyrtarisht i Man.United, këto janë detajet

Manchester United ka kompletuar nënshkrimin me sulmuesin Edinson Cavani.

Cavani ka nënshkruar kontratë një-vjeçare me United, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Ai do t’i fitojë 9 milionë euro në sezon.

Uruguaiani ishte lojtar i lirë pasi zgjodhi të mos vazhdonte kontratë me klubin e tij Paris Saint-Germain.

33-vjeçari do ta mbajë numrin 7 te Man Utd, një numër që nuk ka sjellur fat që nga largimi i Cristiano Ronaldos.


Shtuar 6.10.2020 07:15