Vendosen masat e reja për parandalimin e shpërndarjes së COVID-19

Qeveria e Kosovës ka vendosur masat e reja për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë janë miratuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Me vendimin e ri obligohen institucionet publike dhe private të organizojnë punën në distancë apo nga shtëpitë, duke reduktuar edhe stafin.

Bazuar në vendim, kërkohet shtimi i kontrolleve rigoroze për bartjen e maskave.

Institucioneve u kërkohet të organizojnë punën me stafin në përputhje me manualin e miratuar për parandalimin e shpërndarjes së virusit.

Masat e reja janë vendosur pas shtimit të madh të rasteve të reja me koronavirus në Kosovë. Deri tash në Kosovë janë regjistruar 1756 raste me COVID-19. Prej tyre 968 persona janë shëruar e 34 kanë vdekur.


Shtuar 17.06.2020 15:12