Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit në nivele minimale historike

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka pranuar se pas mbledhjes së Këshillit Mbikqyrës, u vendos se do të ulet norma e interesit për lekun 1% në 0,5%.

Përmes këtij veprimi, BSH synon që të nxisë kredidhënien nga bankat me qëllim rritjen e sasisë së parasë që qarkullon në treg, e cila do të sjellë nxitje të kërkesës dhe konsumit.

Kjo masë vjen pas situatës së vështirë në vendin tonë nga prekja e koronavirusit.

Banka e Shqipërisë ka marrë gjithashtu vendimin edhe shtyrjen për tre muaj të kredive për shkak të pandemisë.


Shtuar 25.03.2020 11:20