Bulqizë, sot pritet nxjerrja nga miniera e 3 trupave të inxhinierëve kinezë
Prej disa ditësh vazhdon kërkimi për gjetjen dhe nxjerren e 3 trupave të minatorëve kinezë të cilët kanë ngecur në nivelin e 21 në Bulqizë, pas një shpërthimi të gazit metan i cili plagosi edhe 3 punëtore të tjerë kinezë.

Tre minatorët kinezë u gjetën pasditen e djeshme në nivelin e 21 të minierës, ndërsa puna për nxjerrjen e tyre nisi rreth mesnatës.

Ekspertët punuan në thellësi deri në orën 01:00 të mëngjesit të kësaj të premte, por u ndërprenë për shkak të shpërthimeve të gazit hidrogjen gjë që ka çuar në shembje të pjesshme të inerteve në minierë.

Megjithë vështirësitë e krijuara, puna për nxjerrjen e tre minatorëve ka rinisur në orën 07:00. Pritet që trupat e tre minatorëve kinezë të nxirren gjatë ditës së sotme. /albeu.com/

Shtuar më 10/02/2017, ora 09:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori