Update- Tre persona janë plagosur lehtë, si pasojë e zjarrit të rënë në një banesë në Bulqizë.
Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Çereneç i Sipërm. Shkak i zjarrit është bërë rrjedhja e bombolës së gazit.
11:26-BULQIZË/ Shkrumbohet banesa e
kryeplakut të
fshatit,
raportohet për të
lënduar
Rrjedhja e një bombole gazi ka shkaktuar djegien tërësisht të një banese në fshatin Çereneç i Sipërm në Bulqizë.
Banesa e djegur është në pronësi të
kryeplakut të
fshatit.
Paraprakisht
raportohet për persona të
lënduar nga
zjarri.
Flakët e zjarrit janë shuar me mjete rrethanore nga banorët e
fshatit. Fshati ku ka rënë
zjarri ndodhet në një zonë të thellë. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2017,
ora 11:53