Bullgaria, veto Maqedonise per ne BE
Albeu.com
Edhe Bullgaria do të vendos ‘veto’ ndaj Maqedonisë. Bullgaria kushtëzon anëtarsimin e Maqedonisë në BE me rrespektimin e të drejtave të qytetarëve bullgarë që jetojnë në Maqedoni.Nëse Maqedonia nuk e liron shtetasen bullgare Spaska Mitrova, Bullgaria do të bllokojë integrimin europian të Maqedonisë, bëhet e ditur në njoftimin e MPJ-së Bullgare. MPJ-ja bullgare mbrëmë thirri në një takim urgjent ushtruesen e detyrës ambasadore e Maqedonisë në Sofje, Divna Triçkovskën për t'i dhënë asaj notën verbale. Kërkojnë lirimin e 23 vjeçares Spaska Mitrova nga Gjevgjelia nga vuajtja e dënimit 3 mujor, pasi sipas autoriteteve bullgare Mitrova është dënuar vetëm se është bullgare.
“MPJ e Bullgarisë këmbëngulë për një ndërhyrje urgjente të MPJ-së së Maqedonisë për të sqaruar situatën, dhe njëkohësisht i bënw thirrje autoriteteve në vend, të marrin masat e nevojshme që qytetarja bullgare të lirohet nga burgu. Kemi konstatuar fakte të tjera të cilat shtojnë dyshimin se qytetarët bullgarë si dhe qytetarët maqedonas me vetëdije bullgare, janë në presion administrativ dhe policor vetëm për shkak të përkatësisë kombëtare. Presim që çështja të zgjidhet me sukses”, thuhet në kumtesën zyrtare të MPJ-së së Bullgarisë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i MPJ-së së Maqedonisë.
“Dy shtetet nuk duhet të lejojnë keqpërdorimin e nënshtetësive dhe pasaportave si alibi për probleme të divorcimit ose fshehjen e tatimit, për shembull, si me rasin e ish ministrit të shëndetësisë Vllado Dimov. Presim që autoritetet bullgare të distancohen nga ky manipulim klasik me fatet e njerëzve sepse marrëdhëniet mes dy vendeve miqësore nuk duhet të jenë peng të njerëzve, të cilët kërkojnë mbrojtje për mosmarrëveshjet familjare dhe veprat kriminale.” thuhet në reagimin e MPJ-së së Maqedonisë.
Spaska Mitrova nga Gjevgjeli, me nënshtetësi bullgare prej disa ditësh ndodhet në Idrizovë, e dënuar në 3 muaj burg, me arsyetimin se nuk i ka lejuar ish bashkëshortit të saj të vizitojë vajzën e tyre 9 vjeçare. Nga ana tjetër, burime diplomatike të ALSAT bëjnë të ditur se vetëm në 7 muajt e fundit 50 mijë qytetarë të Maqedonisë kanë aplikuar për të marrë nënshtetësi të Bullgarisë. (Shkëlzen Aqifi, alsat)
Shtuar më 05/08/2009, ora 23:31
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori