Bullgaria nen presion per te liruar Cekun
Albeu.com
Ndërsa në Prishtinë mbisundon opitimizmi se ish-kryeministri Agim Çeku mund të lirohet së shpejti, madje që sot, në Beograd zyrtarët e atjeshëm presin që autoritetet bullgare t’ia dorëzojnë Çekun Serbisë.Mirëpo, shtypi i sotëm i Beogradit pohon se për shkak të presioneve politike nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca mbi qeverinë bullgare, ka pak gjasa që autoritetet e Sofjes të marrin parasysh kërkesën e Ministrisë serbe të Drejtësisë dhe Beogradit t'ia dorëzojnë ish-komandantin e UÇK-së dhe ish-kryeministrin e Kosovës Agim Çeku.

Ndërkaq gazeta britanike "Financial Times" në numrin e sotëm shkruan se arrestimi i Agim Çekut ka shkaktuar tensione në rajon dhe e ka vënë në siklet Sofjen, e cila me gjithë hamendjet rreth shpalljes së njëanshme të pavarësisë, e ka njohur Kosovën.

Ministrja e serbe e Drejtësisë Snezhana Maloviq thotë se ka dërguar kërkesën për dorëzimin e Çekut dhe pret nga autoritetet bullgare që në afat sa më të shkurtër të përgjigjen.

Sipas saj, procedura për dorëzimin e Çekut mund të zbatohet sipas Konventës evropiane për ekstradimin, dhe se Serbia dhe Bullgaria kanë një marrëveshje për ndihmën ndërkombëtare juridike në çështjet penale nga viti 1960. (qik)
Shtuar më 25/06/2009, ora 20:19
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori