Bullgaria miraton protokollin e anetaresimit per Shqiperine
Albeu.com
Bullgaria ka ratifikuar sot protokollin e anëtarësimit të Shqipërinë në NATO. Me këtë ratifikim nga ana e Parlamentit bullgar, shkon në shtatë numri i shteteve që e kanë aprovuar këtë protokoll. Për këtë arsye, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli ndodhet për një vizitë zyrtare në Bullgari, me ftesë të homologut të saj Georgi Pirinski.

Gjatë një fjalimi të mbajtur përpara deputetëve bullgar, Topalli duke shprehur falënderimet, deklaroi se Shqipëria ka bërë progres të madh gjatë këtyre viteve, por sipas saj mbeten ende shumë punë për të bërë siç është problemi i korrupsionit, krimit të organizuar, etj. Topalli theksoi se reformat janë të pakthyeshme.

Gjatë vizitës së saj, kryetarja e Kuvendit, Topallit pritet të takohet me Kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Sergej Stanishev, Kryetarin e Kuvendit Popullor, Georgi Pirinski, Zv/Presidentin e Republikës, Angel Marin, Zv/Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Ivajlo Kalfi etj. (start)
Shtuar më 23/10/2008, ora 18:18
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori