Bullgaret e Maqedonise: Denohemi arbitrarisht nga pushteti
Albeu.com
Bozhidar Dimitrov dhe Zoran Gjorgovski anëtarë të shoqatës së bullgarëve të Maqedonisë kanë kërkuar nga ministria e punëve të brendshme që të shlyejnë dënimet e dhëna ndaj tyre për hedhje të mbeturinës dhe shkelje të rregullave në komunikacion.Që të dy banorë të Berovës edhe pse me faj thonë se janë dënuar pasi kanë pasur pasaportë bullgare. Nëse nuk shlyhen dënimet ata do të kërkojnë nga bullgaria që të vendosë veto ndaj Maqedonisë në integrimet e saja euroatlantike.
“I bëj thirje ministrit për diasporë bullgare Bozhidar Dimitrov të intersohet për këtë rast të shqyrtojë mundësinë për ngritjen e padisë kundër Maqedonisë në Strazbur dhe në këtë mënyrë të mbrojë qytetarët që kanë pasaportë bullgare në Maqedoni", kërkoi Bozhidar Dimitrov, anëtarë i Shoqatës së bullgarëve të Maqedonisë.
“Ky është diskriminim kundër bullagrëve në Republikën e Maqedonisë dhe kërkojë ministria e punëve të jashtme të ragojë mbi MPB – në dhe të shlyhet dënimi që më është shqiptuar", tha Zoran Gjorgovski, anëtarë i shoqatës së bullgarëve të Maqedonisë.
Bozhidar Dimitrov dhe Zoran Gjorgovski pasi përfunduan fjalimet e tyre nuk u përgjigjën në pyetje gazetarësh se cila do të ishte arsyeja e vërtetë e reagimit të tyre në këtë mënyrë.
Çfarë prisni ju, se nuk do të dënoheni nëse kaloni në dritë të kuqe vetëm pse keni pasaportë bullgare?! pyetën gazetarët, por përgjigje nuk morën prej anëtarëve të kësaj shoqate.
Debati për bllokiminn e Maqedonisë për në BE nga ana e Bullgarisë u hap pas ragimeve të Sofjes zyrtare për mosrespektimin e të drejtave të shtetasve bullgar që jetojnën në Maqedoni. Bullgaria lirimin e shtetases bullgare Spaska Mitrova, e cila është dënuar me 3 muaj burg për shkak se nuk e ka lejuar ish bashkëshortin e saj të vizitojë vajzën e tyre. (alsat)
Shtuar më 07/08/2009, ora 23:29
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori