Bullagria do t'u beje vizite bullgareve ne Shqiperi?
Albeu.com
Bullgaria këtë verë do të organizojë një ekspeditë hulumtuese në Shqipëri, gjegjësisht në rajonin e Gollobordës, në afërsi të Liqenit të Prespës. Sipas agjencisë bullgare të ‘Focus’, ekspedita ka për qëllim forcimin e ...... marrëdhënieve mes Bullgarisë dhe bullgarëve në Shqipëri dhe ajo do të kryesohet nga bashkëpunëtorja e lartë profesionale në Institutin për Etnologji dhe Folkloristikë në Bullgari Vesela Tonceva. Ekspedita do të mbështetet nga ministri bullgar për Diasporë, Bozidar Dimitrov.

“Është i nevojshëm një aktivitet më i madh për forcimin e marrëdhënieve të Bullgarisë me qytetarët e saj në Shqipëri, dhe atë në shumë nivele”, theksoi Tonceva, sipas së cilës

Ambasada e Bullgarisë në Tiranë sivjet organizoi edhe orë të gjuhës bullgare për të rinjtë e atjeshëm që dëshirojnë t’i vazhdojnë mësimet në Bullgari.

Banorët e Gollobordës ndërkaq shumëherë janë deklaruar se janë shqiptarë.
Shtuar më 16/07/2010, ora 19:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori