Bul Salihu, dorehiqet nga AGPK-ja
Albeu.com
Gazetari Bul Salihu, i cili njëkohësisht është edhe anëtar i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK), ka dhënë sot dorëheqje nga kjo pozitë për shkak të pakënaqësisë me punën e këtij asociacioni në periudhën e kaluar. “Si anëtar i Bordit të AGPK-së, gjatë dy vjetëve të kaluar, jam angazhuar për t’ju dalë në mbrojtje gazetarëve, të cilët janë përballur me kërcënime, fyerje, shantazhe e, në disa raste edhe janë larguar nga puna, gjatë kohës sa kanë hulumtuar afera korruptive të përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës dhe grupeve të interesit, formale e joformale. Për çdo vit ne kemi dhjetëra raste të pengimit në punë të anëtarëve të AGPK-së. Reagimet e këtij asociacioni, në muajt e fundit, kanë qenë selektive, për shkak edhe të afërsisë së anëtarëve të Bordit me ata që kanë penguar, fyer e shantazhuar gazetarin gjatë kryerjes së punës, e që janë zyrtarë të lartë të institucioneve ose biznesmenë të njohur.
Duke mos mbrojtur gazetarët, AGPK nuk po mbron as interesin publik të qytetarëve të vendit.
Për shkak të pamundësisë për të dhënë edhe më tej kontributin tim në mbrojtjen e gazetarisë profesioniste dhe në interes të opinionit publik, kam vendosur që të jap dorëheqje të parevokueshme nga Bordi i AGPK-së”, thuhet pos tjerash në tekstin e dorëheqjes së Bul Salihutr dërguar mediumeve dhe kryetarit të Bordit të AGPK-së.
Shtuar më 04/01/2010, ora 00:23
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori