Prodhuesit e bukës duhet të fillojnë të shesin bukën e ambalazhuar në letër dhe jo në plastikë. Kjo gjë është kërkuar nga drejtues të Drejtorive Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në një takim me
prodhuesit e bukës.
Prodhuesit kërkuan mbylljen e
furrave të palicencuara si edhe kontroll ndaj
furrave apo dyqaneve ku shitej
buka. Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Genc
Juka deklaroi se, standardet nuk do të ndryshohen, por do të respektohen të gjitha normat teknike dhe higjieno-sanitare.
Juka e quajti të papranueshme prerjen e bukës në makineri, si një proçes jo higjenik. /albeu.com/
Shtuar më 10/02/2012,
ora 17:41