Buka dhe djathi po vrasin shqiptarët
Me ligj edhe buka edhe djathi që shiten në treg duhet të kenë një etiketë ku të shënohen të gjithë përbërësit.

Por nga një verifikim i thjeshtë ne treg kjo gjë nuk ndodh dhe për më tepër asnjë institucion nuk e kontrollon.

Personat, organizmi i të cilëve nuk pranon disa lëndë ushqimore, janë edhe më të rrezikuarit.

Ligji për etiketimin e ushqimeve dhe informimin e konsumatorit kërkon që çdo produkt ushqimore të pajiset me një etikete ku të shënohen të dhënat e produktit përkatës.

Marrim djathë të bardhë të përzierë, ky është informacioni i vetëm që jep etiketa. Ndërsa përsa i përket nivelit të yndyrës apo vlerave ushqyese si dhe origjinës së produktit ata janë të panjohura për konsumatorin.

Shumë here dëgjojmë se djathi është i përgatitur me niseshte. Kjo e fundit sjell probleme serioze për shëndetin e atyre personave të cilët janë të prekur nga diabeti.

Pavarësisht kësaj në kurrë nuk lexojmë një etikë ku të shënohet që djathi ka edhe përqindje niseshteje. Etika e vetme që lexojmë është lloji i djathit duke e mbyllur me një fjali i freskët.

“Dua një bukë të zezë”, kjo është porosia e konsumatorit shqiptar. Por se me çfarë mielli është përgatitur kjo bukë dhe cila është origjina e tij, apo nëse buka ka përqindje gluteni që për shumë individë shkakton alergji këtë gjë konsumatori nuk e mëson nga etiketa, por nga biseda me shitësin. /tch/
Shtuar më 19/01/2019, ora 16:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori