Bujar Nishani kërkon nga Rama që të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës
Pëlqej
Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka kritikuar heshtjen e kryeministrit aktual të Shqipërisë, Edi Rama, ndaj idesë së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për korrigjim të kufijve.

“A mund të thotë dikush, PSE Qeveria Shqiptare hesht ndaj kërkesës së Beogradit për t’i dhënë Serbisë territoret shqiptare në Mitrovicë ?”, ka pyetur Nishani.

Më tej ai ka cituar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e cila thotë se Shqipëria mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.

“Neni8, ‘Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj’”, shkruan Nishani.

E megjithatë është interesant fakti se kur Edi Rama ka dhënë ndonjë deklaratë për Kosovën janë pikërisht njerëzit e PD-së që e kritikojnë se nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punët e brendshme të një shteti tjetër.




Shtuar më 12/08/2018, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori